“Na latë pa parë…diellin”/ New York, të burgosurit padisin shtetin: Duam të shohim eklipsin!

schedule19:58 - 3 Prill, 2024

schedule 19:58 - 3 Prill, 2024

Të burgosurit në Nju Jork kanë ngritur një padi ndaj departamentit korrektues shtetëror pasi ata nuk do të jenë në gjendje të shohin eklipsin total të diellit. Ata kanë kërkuar që të lejohen të shikojnë “fenomenin e rrallë” që do të ndodhë javën e ardhshme.

Departamenti korrektues shtetëror ka urdhëruar që në ditën e eklipsit te zbatohet një bllokim të burgjeve. Kjo do të thotë se të burgosurit do të qëndrojnë në dhomat e tyre nga ora 14:00 deri në orën 17:00. Ky orari në ditë normale shfrytëzohet për rekreacion në natyrë në burgje.

Padia e paraqitur në një gjykatë federale argumenton se bllokimi shkel të drejtat kushtetuese të të burgosurve për të praktikuar besimet e tyre duke i penguar ata të marrin pjesë në një ngjarje të rëndësishme fetare.

Paditësit janë gjashtë burra me prejardhje të ndryshme fetare dhe të cilët mbahen në Institucionin Korrektues woodbourne. “Një eklips diellor është një fenomen i rrallë, natyror me rëndësi të madhe fetare për shumë njerëz”, thuhet në padi.

Eklipsi total u shfaq për herë të fundit në SHBA në vitin 2017 dhe nuk do të shihet më deri në vitin 2044.

Një zëdhënës i departamentit korrektues, tha se agjencia nuk komenton mbi proceset gjyqësore në pritje – por tha se ato që lidhen me shikimin e eklipsit janë aktualisht në shqyrtim.

Eklipsi total pritet të shihet në Nju Jork me 8 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!