Tërmeti i frikshëm në Tajvan ka shkaktuar skena “apokalipsi”, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa autoritetet luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit. Një grup qytetarësh tajvanezë u duk se ishin nisur drejt vdekjes, ndërsa tërmeti masiv gati rrëzoi një ndërtesë 10-katëshe para syve të tyre.
Pamjet tronditëse të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ndërtesa filloi të shembet, ndërsa njerëzit po vraponin. Tërmeti me magnitudë 7.4, shkaktoi 9 viktima, ndërsa mbi 900 kanë mbetur të plagosur.
Rregullat e ndërtimit dhe ndërgjegjësimi për fatkeqësitë duket se kanë shmangur një fatkeqësi të madhe për ishullin. Megjithatë, numri i të vdekurve pritet të rritet në orët në vijim, ndërsa qindra persona janë lënduar dhe 127 prej tyre janë të zhdukur.
/abcnews.al