Qendra e re e Inovacionit/ Rama: Një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare

schedule15:34 - 3 Prill, 2024

schedule 15:34 - 3 Prill, 2024

TIRANË-  Këtë të mërkurë është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila hap një tjetër faqe për modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër këtë qendër, ndërsa përfaqësues të saj treguan detaje rreth veprimtarisë dhe objektit të punës së tyre.

“Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shkruan Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se kjo qendër është një faqe e re në modernizmin për ushtrinë shqiptare.

 

“Kjo është një faqe e re modernizimi, është një kalim në një fazë të re të zhvillimit të Shqipërisë, që po i bashkohemi dhe ne. Forcat e Armatosura janë në pararojë e zhvillimeve modernizuese”, tha ministri Peleshi./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!