Një i ri ka rënë në pranga e policisë së Vlorës. Sipas informacioneve, 21-vjeçari banues në Vlorë ka përndjekur një 38-vjeçare. Gjithashtu e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj.
Pas kallëzimit në polici nga ana e 38-vjeçares, autoritetet kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/