Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi u pyet edhe nëse qëllimi i Gazment Bardhit është të marrë drejtimin e Foltores. Në intervistën për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, Zekthi tha se Bardhi mund të ketë ëndërr ta arrijë një gjë të tillë por nuk mund të manipulojë dot Berishën për këtë gjë.
“Ai vetëm personale i ka qëllimet. Ajo lëvizje nuk do të dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës. Nëse do të kishte një synim të tillë Berisha, do e kishte jetësuar gjatë këtyre viteve kur nisi Foltoren. Por Bardhi kërkon një rol të rëndësishëm. Nuk e përjashtoj që në pjesë të pjesë të fshehta të ndërgjegjes së vet të ketë ëndërr që të marrë në dorë atë parti.
Pra, fillimisht ta bindë Berishën, dhe më pas gradualisht të hajë dhe të tjerët dhe të bëhet kryetar. Por unë mendoj se Berisha është i pakubueshëm nga Bardhi, sado që të ketë talent për të bërë spërdredhje politike. Ai më shumë e bën për këtë gjë që të dëshmojë zell te Berisha, para atyre që i ka sharë se ai është njëri prej tyre.
Lufta themelore në opozitë është midis Bashës dhe Berishës, ata që nuk e kuptojnë dhe duan ta fshehin e kanë gabim. Kjo luftë po zhvillohet në një fazë të avancuar dhe Bardhi ka zgjedhur qe të shkojë në anën e Berishës por për qëllime jo politike.”, u shpreh Zekthi./abcnews.al