Lotito i mahnitur nga tekniku i ri: E zgjodha për karakterin e fortë që ka

schedule17:56 - 2 Prill, 2024

schedule 17:56 - 2 Prill, 2024

Tekniku kroat, Igor Tudor e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme “aventurën” e tij, me “Të Kaltërit” e Lazio, teksa mbrëmjen e së shtune ia doli të siguronte një fitore të madhe, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus, në “Stadio Olimpico”, duke i mundur djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri, me rezultatin minimal, 1 me 0.

Mbrëmjen e kësaj të marte, skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën, kësaj radhe në kuadër të sfidës së parë, gjysmëfinale, të Kupës së Italisë. Para sfidës, “numri 1” i klubit, Claudio Lotito nuk i kurseu lavdet për strategun e ri, teksa më tej, mediat italiane kanë zbuluar se ka akorduar edhe një bonus prej 50 mijë eurosh, në rast fitoreje të kësaj ndeshjeje.

“E zgjodha atë për karakterin e tij të hekurt dhe dëshirën e tij për ta bërë këtë ekip, që e konsideron të fortë dhe konkurrues, të shprehet maksimalisht”,- u shpreh Lotito, vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes, në “Allianz Stadium”, të Torinos. /i.m /abcnews.al