Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200 punëtorë humanitarë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i hakmarrjes së Izraelit për sulmin e Hamasit më 7 Tetor. Kështu deklaroi Jamie McGoldrick, koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare në Gaza.
Ai shtoi se vrasja e shtatë punëtorëve humanitarë në një sulm ajror izraelit nuk ishte një incident i izoluar, duke shpjeguar se të paktën 196 humanitarë u vranë në enklavën palestineze nga tetori deri më 20 mars.
“Ky është pothuajse trefishi i numrit të viktimave të regjistruara në një konflikt të vetëm në një vit,” shtoi ai.
Për McGoldrick, enklava palestineze “është bërë një nga vendet më të rrezikshme dhe më të vështira për t’u punuar në botë. Nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt në Gaza”./abcnews.al