Anija “Alan Kurdi” dërgon 88 emigrantë në Itali

schedule08:28 - 3 Nëntor, 2019

schedule 08:28 - 3 Nëntor, 2019

Pas një jave në pritje, anija e shpëtimit “Alan Kurdi” e drejtuar nga organizata jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, ka dërguar 88 emigrantë në Itali.

Ministria e Brendshme italiane vendosi mbrëmjen e djeshme, që emigrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga emigrantët.

Po ashtu, Portugalia dhe Irlanda kanë rënë dakort të marrin përkatësisht, pesë dhe dy emigrantë që janë në anije.

Anija “Alan Kurdi” hyri dje pa autorizim në ujërat italiane, duke argumentuar se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!