“Bjellorusia po përgatitet për luftë, duke shpresuar megjithatë se nuk do të jetë e nevojshme”.
Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Nuk duhet t’i besoni atyre që thonë se duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë, e them hapur. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë, nuk kam qenë unë ai që e kam thënë. Është një frazë e thënë shumë mirë“, deklaroi Lukashenko.
Vendi, shtoi Lukashenko, po kryen trajnimin e nevojshëm të njësive përkatëse dhe po pajis trupat me lloje të ndryshme armësh dhe pajisjesh.
/abcnews.al