Aksidenti me tetë viktima, Balla: Shkak shpejtësia. Opozita të mos e politizojë, jo baltë mbi policinë

schedule12:52 - 2 Prill, 2024

schedule 12:52 - 2 Prill, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Balla shprehet i prekur nga kjo ngjarje e rëndë, ku mbetën të vdekur 7 shtetas të huaj emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit një shtetas shqiptar.

Gjithashtu nënvizon se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtuara për tu përballur me plagën e trafikimit të emigrantëve.

Reagimi:

Shumë i prekur nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj, migrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident. Nga të dhënat paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ka qenë përpjekja me shpejtësi tej çdo norme e drejtuesit të automjetit, për t’iu shmangur kontrollit policor në atë zonë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtuara për tu përballur me plagën e trafikimit të migrantëve.

Ky angazhim dëshmohet në politikat dhe strategjitë që po zbatohen, por edhe me angazhimin për t’u përballur me sfidat. Në vitin 2023 Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të ndaluar, duke shpresuar që prokuroritë dhe gjykatat të japin vendimet e shumëpritura, të cilat nuk e kuptoj pse vonohen. Gjithashtu, prej disa vitesh oficerët e FRONTEX po kryejnë patrullime të përbashkëta me Policinë Kufitare Shqiptare në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!