Gjykata e Posaçme ka pushuar akuzat për një nga personat e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorjan Shkozën e Anxhelo Avdinë.
Bëhet fjalë për Altin Ndocin të arrestuar katër vite më parë si një nga autorët e dyshuar.
Emri i këtij të fundit doli nga dëshmia e Klevis Allës, por më pas nga krahasimi i deklarimeve të të riut dhe te penduarit te drejtësisë, Nuredin Dumani prokuroria konkludoi se Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Ndërkohë Klevis Alla u gjet fajtor dhe u dënua me 25 vite burg.
Për këto ngjarje gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me 6 vite burg edhe Besjan Xhixhën, ndërsa Enver Divën me 5 vite heqje lirie.
/abcnews.al/