“I fituam zgjedhjet në Stamboll”, kështu është shprehur Ekrem Imamoglu i cili ishte kandidat i partisë kryesore opozitare CHP në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Turqi.
Ai tha se pas numërimit të 96% të votave, kryeson me më shumë se një milion vota ndaj kundërshtarit të tij, kandidatit të AKP-së.
Mbizotërimi i Ekrem Imamoglu ndaj Erdoganit, ministrave të tij dhe kandidatit Murat Kurum, bëri që qindra të rinj të bëhen bashkë në rrugët e Stambollit dhe të festojnë arritjen e rezultateve.
/abcnews.al/