Liverpool ka arritur të fitojë në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Brighton.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku që në minutën e 2-të ishte Ëelbeck i cili ndëshkoi të kuqtë.
Por që nga mënyra e lojës, dukej që Liverpool do të gjente shumë shpejt barazimin dhe kështu ndodhi. Në minutën e 27’, Luis Diaz përfiton në një situatë brenda zonës së kundërshtarit dhe rikthen baraspeshën.
Më pas, në pjesën e dytë, ishte Mohamed Salah i cili shënoi golin e përmbysjes. Me tre pikët e marra në këtë përballje, Liverpool tashmë ndodhet në vendin e parë të tabelës së Premier League me 67 pikë, ndërsa Brighton në vendin e 9-të me 42 pikë./h.ll/abcnews.al