Vdekja e alpinistes/ Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet nga Jezerca: Po vijon operacioni për nxjerrjen e turistëve të tjerë

schedule17:20 - 30 Mars, 2024

schedule 17:20 - 30 Mars, 2024

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë pamjet nga “Maja e Jezercës”, ku humbi jetën alpinistja kroate.

Përmes një postimi, raportohet se ndërkohë ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon operacionin për nxjerrjen e turistëve të tjerë.

Sakaq, Ministria njofton se shtetasin kroat janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.

Njoftimi i plotë: 

Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

/abcnews.al