Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policisë.
Mësohet se shtetasi Asllan Koraj, banues në Fier, ishte i dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al