Pengmarrja në një lokal në Holandë, lihen të lirë 3 persona

schedule12:03 - 30 Mars, 2024

schedule 12:03 - 30 Mars, 2024

Tre persona që u mbajtën peng për orë të tëra në një lokal në qytetin Ede, u liruan por situata është ende alarmante pasi nuk dihet ende se sa persona janë aktualisht brenda.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë tre të rinj që dalin nga lokali. Pronari i lokalit tha për De Telegraaf se punonjësit e tij aktualisht po mbaheshin peng.

Sipas pronarit, nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tretë.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia është treguar e kujdesshme dhe nuk ka dhenë detaje për eksplozivët e mundshëm, për të ruajtur sigurinë e pengjeve.

/abcnews.al