Një 45 vjeçar është arrestuar për ndërtim pa leje në Sarandë. Mësohet se 45 vjeçari ka ndërtuar pa leje një kat shtesë në një pallat ekzistues në qytetin jugor për qëllime përfitimi.
Objekti pa leje është konstatuar në lagjen nr.4. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Sarandës arrestuan 45 vjeçarin banues në Sarandë./abcnews.al