Barcelona e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Levantes në transfertë. Leo Messi shënoi nga pika e penalltisë në fundin e pjesës së parë dhe u mendua se ekipi katalanas nuk do të haste probleme për të fituar ndeshjen.
Vendasit e kanë nisur me një marsh më shumë pjesën e dytë dhe kanë përmbysur gjithçka brenda pak minutave. Campana barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa Mayoral kaloi ekipin në avantazh dy minuta më vonë me një gol shumë të bukur.
Levante nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e 68-të. Radoja goditi fort nga jashtë zone dhe mposhti Ter Stegen. /abcnews.al