Arsimi profesional, a është zgjidhje? Ekspertët në “Sheshi i Dollarit”: Edukimi dhe zhvillimi ekonomik duhet të ndërveprojnë ngushtë mes tyre

schedule20:35 - 29 Mars, 2024

schedule 20:35 - 29 Mars, 2024

SHQIPËRI- Tregu po kërkon gjithmonë e më shumë punonjës të kualifikuar për t’iu përgjigjur sfidave të kohës. Por sa e përgatitur është Shqipëria këtë drejtim?

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, në një lidhje live në “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra u shpreh se arsimi profesional është shumë i rëndësishëm pasi çon të rinjtë më shpejt drejt tregut të punës.

Ajo shtoi  se dy komponentët duhet të shkojë bashkërisht me njëri tjetrin, përkatësisht arsimimi dhe zhvillimi i ekonomisë.

“Është e rëndësishme për të theksuar se punësim të garantuat ofron për çdo individ që është i kualifikuar. Arsimi profesional është më afër tregut të punës. Shqipëria po e fokuson veten te turizmi. Po e lidh tregun e punës me arsimin. Arsimi dhe zhvillimi ekonomik do duhet të bashkëngjiten dhe në këtë rast ne duhet të përgatisim punonjës.”, tha ajo.

Klevis Hysa, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Punësimit theksoi se biznesi tashmë ka kuptuar rëndësinë e punonjësve të kualifikuar dhe po investon në këtë drejtim.

Ai u shpreh se nevojë e të mësuarit përgjatë gjithë jetës është një praktikë, të cilën duhet ta aplikojnë të gjitha bizneset, pasi në këtë mënyrë i përgjigjet më mirë tregut.

Sipas tij, bizneset në Shqipëri e kanë kuptuar dhe kanë nisur të bashkëpunojnë ngushtë me shkollat profesionale dhe prej andej thithin elementët, që u nevojiten në aktivitetin e tyre.

“Kërkon që gjithmonë e më shumë se forca punëtore duhet të kualifikohet. Të mësuarit gjatë gjithë jetës është shumë i rëndësishëm. Stafi duhet të jetë në trajnim të vazhdueshme për t’iu përgjigjur aftësive që tregu kërkon. Disa biznese kanë investuar dhe po investojnë. Po bashkëpunojmë edhe me shkollat profesionale.”, u shpreh ndër të tjera ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!