Reforma në arsimin profesional/ Hysa: Alternativë e qëndrueshme punësimi! Arizi: Interesi i të rinjve është më i lartë!

schedule20:16 - 29 Mars, 2024

schedule 20:16 - 29 Mars, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Klevis Hysa drejtori i Agjencisë Kombëtare të Punësimit, foli për reformat e ndërmarra në arsimin profesional dhe strategjitë për të zhvilluar më tej arsimin profesional.

“Ne përmbyllëm një konferencë shumë të suksesshme që bëri bashkë të gjithë aktorët e tregut të punës. U diskutua hapur për disa fusha, për optimizimin e arsimit profesional, angazhimin e sektorit privat, krijimin e një sistemi dual, dhe rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Një proces ky shumë i rëndësishëm në krijimin e aftësisë në një treg që kërkon aftësi specifike”, tha ai.

Nga ana e saj Erisa Arizi, konsulte në burime njerëzore theksoi se kohët e fundit është rikthyer vëmendja tek arsimi profesional.

“Mund të them që është rikthyer vëmendja drejt arsimit profesional. Kjo për shkak të nevojës apo për të ndjekur një profil të caktuar. Mund të them se ka institucione apo shkolla që ende prodhojnë, por ajo që është më e rëndësishme është interesi që të rinjtë kanë për arsimin profesional”, tha ajo.

/abcnews.al/