Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet prerës, thikë, një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Sherishtë të Vlorës, në vendin e quajtur “Landfill”. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë konflikt i çastit, për motive të dobëta.
I lënduari, një 35-vjeçar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al