EURO 2025/ Tekniku Grima grumbullon 20 futbolliste, Kombëtarja e vajzave sfidon Luksemburgun dhe Estoninë

schedule16:16 - 29 Mars, 2024

schedule 16:16 - 29 Mars, 2024

Kombëtarja e vajzave A nis të dielën grumbullimin dhe stërvitjet për edicionin e ri kualifikues të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. Shqipëria është pjesë e grupit C5, së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun. Në këtë fushatë kualifikuesesh, vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima do të kërkojnë kalimin në fazën play-off.

Shqipëria e nis këtë rrugëtim të ri në transfertë ndaj Luksemburgut, me ndeshjen që do të luhet më 5 prill, teksa katër ditë më vonë, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi rivalet e Estonisë.

Në kuadër të këtyre dy sfidave, trajneri Armir Grima ka grumbulluar 20 futbolliste. Bie në sy rikthimi në skuadër i sulmueses Klea Hamonikaj si edhe mesfushores Markela Bejleri.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet më 31 mars në Tiranë, teksa përgatitjet për këto dy sfida do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Më 3 prill, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Luksemburgut, ku më 5 prill do të luajë edhe ndeshjen e parë zyrtare ndaj vendaseve, në stadiumin “Émile Mayrisch” në ora 19:30.

Ndërkaq, më 9 prill, Shqipëria do të presë në stadiumin “Air Albania” ekipin e Estonisë. Takimi është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë, në mbështetje të vajzave kuqezi. /FSHF

Lista e plotë e 20 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!