Qeveria japoneze, e udhëhequr nga kryeministri Fumio Kishida, ka vendosur të vazhdojë t’i mohojë Rusisë statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” për një vit tjetër, si pjesë e sanksioneve ekonomike kundër Moskës.
Kjo është zgjatja e dytë e sanksioneve ndëshkuese që parlamenti japonez i dha dritën jeshile në prill 2022 për t’i privuar Rusisë përfitime si ulja e tarifave për një vit për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Vendimi do të thotë se të gjitha importet nga Rusia do të mbeten subjekt i taksave më të larta deri në fund të marsit 2025.
Tarifat përfshijnë një taksë 5% për salmonin, nga 3.5% më parë dhe 6% për gaforret, nga 4%.
Ministri japonez i financave Shunichi Suzuki tha në një konferencë për shtyp se Japonia do të trajtojë agresionin rus në Ukrainë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
/abcnews.al