Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se nga Edi Rama kaloi te Ilir Meta ndërsa, tani u rikthye në shtëpinë e tij.
Në një intervistë për ABC News, ai tha se do t’i pëlqente të ishte në qarkun e tij të Gjirokastrës, por politikani ndonjëherë nuk zgjedh.
“Isha te Edi Rama, kalova te Ilir Meta, tani u ktheva në shtëpinë time. Në një moment njeriu e gjen rrugën dhe kthehet. Unë nuk besoj që ka diskutim se kush ftoj njërin apo tjetrin.
Unë jam në këtë detyrë si prefekti i qarkut të Vlorës. Politikani ndonjëherë dhe nuk zgjedh, edhe pse unë me dëshirën time do kisha zgjedhur qarkun tim. Ju e dini që unë jam një nga politikanët që nuk kam lëvizur asnjëherë prej vitesh. Erdha në Vlorë me shumë ngjashmëri që ky qark ka me qarkun e Gjirokastër“, u shpreh Tavo. /abcnews.al

