Milot Rashica nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli i Werder Bremen ka zhbllokuar ndeshjen shtëpiake kundër Freiburgut të Abrashit (nuk luan në ndeshjen e sotme). Goli i katërt në kampionat për Rashicën dhe i treti rresht me Werderin mes kampionatit dhe kupës.
23-vjeçari mori një pasim nga Osako në minutë e nëntë dhe nuk gaboi përpara portierit mik, duke bërë që në stadium të shpërthejë festa, edhe pse miqtë kanë arritur të barazojnë rezultatin në minutën e 28-të.
Ndeshja përballë Eintrachtit të Frankfurtit ka nisur shumë keq për Bayern Munchen. Jerome Boateng është ndëshkuar me të kuqe në minutën e 9-të dhe ka lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak.
Mbrojtësi i Bayernit ndaloi në mënyrë të parregullt një sulmues vendas dhe gjyqtari, i cili kërkoi ndihmën e VAR-it, vendosi ta largonte nga fusha e blertë. Vewndasit shfrytëzuan avantazhin numerik dhe kaluan në avantazh me anë të Kostic në minutën e 25-të. /abcnews.al