Lushnja fitoi me rezultatin 4-3 përballë Vorës në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të në Kategorinë e Parë., duke dhuruar kështu spektakël plot 90 minuta, për të pranishimit, në tribunat e stadiumit të Lushnjes, “Roza Haxhiu”, teksa në pjesën e parë u shënuan tre gola.
Ishin miqtë që shënuan dy gola brenda katër minutash me autorë Raboshtën dhe Qardakun ndërsa vendasit shkurtuan diferencat me Cankën në minutat shtesë. Në fraksionin e dytë, Lushnja mori përsipër frenat e ndeshjes, duke shënuar tre gola me autorë Preknikën, Cankën, Leroux ndërsa për Vorën shkurtoi diferencat Xhebrahimi në të 92′-tën.
Përfundimisht, ndeshja u mbyll me shifrat 4-3, teksa Lushnja pas kësaj fitoreje mban vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Vora koleksionoi humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vendin e katërt me 45 pikë. /i.m /abcnews.al