Kostot e hetimit nga SPAK/ Beqaj “ngujohet” në SPAK për të lexuar dosjen, avokati: Na kërkuan 1 milionë lekë, nuk paguajmë

schedule12:12 - 28 Mars, 2024

schedule 12:12 - 28 Mars, 2024

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për dosjen e sterilizimit. Të gjithë personat e dyshuar apo të pandehur nga prokuroritë në vend që kërkojnë të marrin në dispozicion një kopje të dosjes hetimore janë të detyruar të paguajnë perpara fundit te procesit.  Beqaj ka rrefuzuar të paguajë një shumë prej rreth 100 mijë lekësh duke zgjedhur të lexojë dosjen voluminoze të spak në ambintet e institucionit. Sipas avokatit   Ermal Yzeiraj asnjë nga personat e dyshuar nuk ka pranuar të kryejë pagesën për të marrë në dispozicion kopjen e dosjes për shkak të tarifës shumë  të lartë.

Shpenzimet proceduriale sa i takon  kopjes së dosjes hetimore  funksionojnë në bazë të një udhëzimi  të  brendshëm të prokurorit të përgjithshëm. Sipas këtij urdhri prokurorët nuk kanë detyrim t’i japin fizikisht dosjen një të pandehuri apo avokatëve dhe këta nëse duan, duhet t’i paguajnë kopjet fizike.

Por sipas shume avokatëve, ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë, pasi mendojnë që shteti ka detyrimin të japë kopjen e dosjeve të pandehurve të tyre, përndryshe u cënohet barazia para ligjit. Por pak ditë më parë gjykata e posacme e hodhi poshtë ankesën e avokatëve të Beqajt, duke urdhëruar zbatimin e rregullores së brendshme të Prokurorisë.

Si pasoje Ilir Beqaj dhe avokatët e tij u ngujuan të enjten paradite në SPAK, për të lexuar fizikisht dosjen, dhe ndenjën aty deri në orët e vona të pasdites. Normalisht në proceset gjyqësore pala humbëse paguan edhe shpenzimet e procesit. Aty mund të futen edhe kostot për kopjet shtesë të dosjeve. Por problemi mund të krijohet diku tjetër: te krijimi i një hapësire të cilën avokatët mund ta perdorin, per te zvarritur procesin ne gjykate. Një praktikë e ngjashme e tipit filibuster, po përdoret në procesin e Gërdecit, ku nisur nga një teknikalitet, avokatët e të pandehurve po kërkojnë dëshmi maratonë te ish personaliteteve nga Amerika. Dhe frika eshte se edhe rasti beqaj, mbeshtetur dhe nga vendimi I gjykates se posacme, mund te krijoje nje precedent tjeter, per vonesa dhe zvarritje ne proceset gjyqesore, sidomos ate te iniciuara nga SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!