Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel në shkenca ekonomike

schedule08:51 - 28 Mars, 2024

schedule 08:51 - 28 Mars, 2024

Daniel Kahneman, një psikolog i cili fitoi edhe një çmim Nobel, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Kahneman, i cili shkroi librin më të shitur Thinking, Fast and Sloë, argumentoi kundër nocionit se sjellja e njerëzve është e rrënjosur në një proces vendimmarrjeje racionale, dhe se nuk bazohet në instinkt.

Në vitin 2002, Kahneman u nderua me çmimin Nobel në shkencat ekonomike si mirënjohje për kërkimet e tij në fushën e psikologjisë dhe ekonomisë. Kahneman dhe bashkëpunëtori i tij për një kohë të gjatë Amos Tversky, riformësuan fushën e ekonomisë.

Kahneman ka lindur në Tel Aviv dhe ka kryer shërbimin e tij kombëtar izraelit në vitet 1950. Partnerja e tij, Barbara Tversky, një profesoreshë e merituar e psikologjisë në Universitetin Stanford tha se familja nuk do të zbulonte shkakun e vdekjes.

Steven Pinker e përshkroi dikur Kahneman si “psikologun më me ndikim në botë” .

“Kisha ambicie të kufizuara, nuk aspiroja sukses të madh”, tha Kahneman për Guardian në vitin 2015. “Isha shumë punëtor, por nuk prisja të isha një psikolog i famshëm.

/abcnews.al