Kreu i agjencisë ruse të spiunazhit ka udhëtuar në Phenian këtë javë për bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh të sigurisë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Takimi vjen disa javë pasi Seuli akuzoi Korenë e Veriut për dërgimin ekontinjerwve me municione në Moskë për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainë.
Drejtori i agjencisë ruse të spiunazhit SVR, Sergei Naryskin zhvilloi bisedime me ministrin e Sigurisë së Shtetit të Koresë së Veriut, Ri Chang-dae gjatë vizitës së tij nga e hëna në të mërkurë.
Ata diskutuan forcimin e bashkëpunimit për kundër spiunazhit dhe komploteve gjithnjë e më të shumta nga forcat armiqësore.
Palët arritën konsensus të plotë për çështjet e pazgjidhura gjatë dy takimeve të tyre, të zhvilluara në një atmosferë miqësore. Rusia dhe Koreja e Veriut të dyja përballen me sanksione ndërkombëtare, Moska për pushtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, Pheniani për testet e saj bërthamore dhe raketore balistike.
Në shtator, presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilluan bisedime gjatë të cilave ky i fundit siguroi se marrëdhëniet me Moskën ishin prioriteti numër një për Phenianin.
Qeveria amerikane më pas pretendoi se Pheniani kishte filluar të furnizonte Moskën me armë dhe municione.
/abcnews.al