Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Europës miratoi këtë të martë raportin e Kosovës nga raportuesja Dora Bakoyannis ku rekomandohet se Kosova ka përmbushur kriteret për tu bërë anëtare e plotë në Këshillin e Europës.
Hapi i radhës për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është votimi i Asamblesë Parlamentare më 18 prill.
Sipas Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë për anëtarësimin në Këshillin e Europës Prishtinës Zyrtare nuk i është shtuar asnjë detyrim tjetër që lidhet me dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas raportit për Kosovën themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe raportohet se është një kërkesë që duhet zbatuar pas anëtarësimit në Këshillin e Europës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës në muajin maj të vitit 2022.
/abcnews.al/