Analisti nga Shkupi, Seladin Xhezairi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në Maqedoninë e veriut dhe garën mes shqiptarëve.
Ai u shpreh se më datë 4 prill do të ceket fushata për zgjedhjet presidenciale, ku kandidatë është edhe shqiptari Arben Taravari.
Xhezairi shpjegoi se si është situata në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera tha se do të prodhohen më shumë mandate deputetësh.
Ai foli edhe për eurodeputeten Viola von Cramon, e cila ka ngritur shqetësimin për kufizimin e fjalës së lirë nga ana e qeverisë Kurti në Kosovë, si dhe për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut “Konstatimet e saj janë të drejta, të vëzhguara dhe nga Maqedonia e Veriut se çfarë ndodh në Kosovë. Zyrtarisht pritet fillimi i fushatës për zgjedhjet presidenciale. Fushata çelet më 4 prill.
Në gjykimin tim kujtoj se kryeministri i Kosovës, e ka më kollaj të bëjë premtime të stilit “do ta bëjmë” sesa me ndërmjetësit amerikanë për shkak se këta të fundit lanë të kuptohet se kjo e thënë duhet bërë. Duke marrë parasysh reagimin e zyrtarëve serbë dhe Vuçiç, Kosova do të arrijë të përafrohet drejt anëtarësimit me të drejta të plota. Kusht ka për të qenë zotimi i premtimeve që i ka bërë më herët Prishtina zyrtare. Dhe tani Kurti duhet t’i vejë në jetë.”
/abcbews.al