Guvernatori Wes Moore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Maryland pas shembjes së urës Francis Scott Key. Ai falënderoi burrat dhe gratë e guximshme që po përpiqen për të shpëtuar anëtarët e ekuipazhit.
Ura e gjatë 2.5 km u shemb në lumin Patapsco pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë. Departamenti i Zjarrfikësve të qyteti thanë se aktualisht janë në kërkim për të paktën 20 persona.
Kushtet e vështira të motit të keq dhe mbetjet e urës që ranë në ujë kanë vështirësuar punën e ekuipazhit të shpëtimit. temperaturat të porti është -1 °C. Po ashtu raportohet se kishte derdhje naftë, duke rrezikuar më shumë jetën personave të zhdukur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale. Mjeti lundrues goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës. Anija e kontejnerëve Dali mbante flamurin e Singaporit.
Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.
/abcnews.al