Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmin terrorist në Moskë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
“Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist në Moskë. Humbja e jetëve të pafajshme kudo është një tragjedi njerëzore dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar presidenti i Këshillit Europian, me një postim në “X” (ish-Twitter).
I condemn the horrific terrorist attack in Moscow.
Loss of innocent lives anywhere is a human tragedy and my condolences are with the victims and their families.
— Charles Michel (@CharlesMichel) March 23, 2024
Katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve, informoi shefi i sigurisë ruse presidentin Vladimir Putin.
Kujtojmë q ëderi tani nga sulmi i ndodhur pasditen e së premtes, kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, janë 115 persona të vdekur dhe katër persona akuzohet si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë./abcnews.al