Mitaj në radarët  e “gjigantëve” të Serie A, “ylli” i Kombëtares kërkohet nga Juventus

schedule20:56 - 22 Mars, 2024

schedule 20:56 - 22 Mars, 2024

Është padyshim një ndër lajmet më të bukura që ka qarkulluar në media, me “yllin” e mbrojtjes, së Kombëtares sonë, Mario Mitaj, i cili tashmë është në fokusin e Juventus e më konkretish është në listën e drejtorit të “Bardhezinjve”, Cristiano Guintoli.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Tuttosport”, Guintoli kërkon të bëjë një lëvizje pa shumë bujë si ajo e Kvaratskhelia apo Kim Min-Jae, te Napoli që ishin lojtarë me profil të ulët, por me shumë “marsh” përmirësimi.

Madje, për Mitajn që aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, drejtori sportiv nuk do të presë as ndryshimin e mundshëm të trajnerit, pasi është i bindur se 21-vjeçari është gati për një eksperiencë të madhe, megjithatë drejtuesit e “Bardhezinjve” do të vëzhgojnë sërish anëosrin e mbrojtjes, ku pritet të jenë të pranishëm në miqësoren e 22 marsite, ndaj Kilit, në Parma.

Ndërkaq, kujtojmë se Mitaj u transferua në Rusi verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga “gjigantët” grek të AEK Athens, ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro duke qenë tërësisht i përballueshëm për “rekordmenët” e Juventus, që ka nisur tashmë planin për rinovuar ekipin me lojtarë të rinj dhe me kosto të ulëta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!