Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zidane: Hazard i mungon vetëm diçka, shumë shpejt do jetë “zjarr”

schedule15:55 - 1 Nëntor, 2019

schedule 15:55 - 1 Nëntor, 2019

Real Madrid do të luajë përsëri në shtëpi. “Los Blancos” presin ekipin e Betis nesër në mbrëmje dhe objektivi i vetëm është fitorja. Diferenca me Barcelonën është vetëm një pikë dhe ekipi i Zidane nuk dëshiron të frenohet.

Trajneri francez është ndalur te Eden Hazard gjatë konferencës për shtyp. Zidane vlerëson fantazistin belg dhe i jep besim atij. Hazard është përshtatur me ekipin e ri dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë.

Jemi të kënaqur me atë që po jep Hazard. Do të kthehet shumë shpejt në nivelin e tij më të mirë, loja e tij po vjen në rritje. Pati 2-3 raste kundër Galatasarayt në Champions League, por nuk arriti të shënonte. Gjithsesi, po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje dhe shumë shpejt do të kapë formën më të mirë“, thekson trajneri i Real Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!