Edhe Finlanda ka njoftuar se do të rinisë fondet për UNRWA (Agjencia Palestineze e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) pasi pezulloi pagesat vjetore prej 5 milionë euro për organizatën në janar.
Helsinki ishte një nga 16 donatorët kryesorë që pezulluan pagesat pasi Izraeli akuzoi disa punonjës të organizatës së ndihmës së OKB-së për përfshirje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.
Ville Tavio, ministri i Finlandës për tregtinë e jashtme dhe zhvillimin, tha se nuk kishte informacion të mjaftueshëm në lidhje me lidhjet e supozuara me Hamasin për të vazhduar pezullimin e financimit.
Komisioni Evropian vendosi rikthimin e ndihmave në fillim të marsit. Ministrat e Jashtëm të BE pranuan se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës. Edhe Kanadaja dhe Australia njoftuan se do të rinisnin financimet për agjencinë./abcnews.al