Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zbuloni xhevahiret e Shqipërisë”, “Bussiness Insider”: Brigje të mahnitshme dhe trashëgimi e pasur kulturore

schedule14:09 - 22 Mars, 2024

schedule 14:09 - 22 Mars, 2024

“Business Insader” është media e radhës që promovon bukuritë e natyrës në Shqipëri dhe mundësitë që ofron për turistët e huaj. Në shkrim theksohen se turistët duhet të  zbulojnë xhevahiret e fshehura të vendit ballkanik  dhe bukuritë e mahnitshme të brigjeve detare  si dhe trashëgiminë  e pasur kulturore.

Sipas Busniness Insader sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton një transformim magjepsës. Ndërsa pushimet tradicionale më të njohura mbeten ato në një trend në rritje është eksplorimi i destinacioneve më pak të njohura. Turistët tani po preferojnë të eksplorojnë Alpet Shqiptare, fshatrat simpatikë dhe vendet arkeologjike.

Në të theksohet se  fokusi i qeverisë shqiptare  vitet e fundit ka qenë në zhvillimin e infrastrukturës për të arritur më lehtë bukuritë natyrore të vendit dhe trashëgiminë e pasur kulturore .Ndërsa vihet theksi te veçantia e qytetit historik të  Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe  në plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare duke ofruar një ndërthurje unike të historisë, aventurës dhe relaksit për udhëtarët.

Po ashtu edhe prestigjiozja “Financial Times” sugjeron turistët që të udhëtojnë në Shqipërinë e lashtë.

Në artikull theksohet se Shqipëria është i vetmi vend ku mund të gjesh periudha të historisë që nisin nga illirët, otomanët e komunizmi. Në fokus janë edhe qytetet historike si Gjirokastra apo Berati të cilat kanë  disa nga rrënojat më të bukura e klasike në Mesdhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!