Eksperti i sigurisë: Kosova është para një rreziku serioz. Avokati: Serbia nuk ka kapacitete reale që…

schedule22:39 - 21 Mars, 2024

schedule 22:39 - 21 Mars, 2024

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar në një lidhje me Skype me emisionin “360 Gradë” se Kosova është para një rreziku serioz, i cili vjen nga Serbia dhe mbështet po ashtu nga Rusia.

Ai ka theksuar se kjo ka të bëjë me pretendimet e Serbisë për territorialitet brenda Kosovës dhe njëkohësisht dëshirën e Rusisë për të pëdorur Serbinë për destabilizimin e vendit.

“Ne kemi ngritur shqetësimet tona se Kosova është para një rreziku serioz, i cili vjen nga Serbia dhe mbështet po ashtu nga Rusia. Kjo ka të bëjë me pretendimet e Serbisë për territorialitet brenda Kosovës dhe njëkohësisht dëshirën e Rusisë për të pëdorur Serbinë për destabilizimin e vendit me qëllimin e vetëm shfokusimin e forcave ndërkombëtare prej luftës së Rusisë me Ukrainën, në drejtim të luftrave që mund të vijnë në Ballkan. Ne duhet ta arsyetojmë dhe me veprimet e fundit që janë bërë nga presidenti i Serbisë, Vuçiçi, i cili në një far forme kërcënoi Ballkanin dhe bëri një kërkesë të drejtpërdrejt për shtimin e forcave në Kosovë”, u shpreh Elezi.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi deklaroi se dy ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që të dalin me deklarata të përbashkëta. Sipas tij, Serbia nuk ka kapacitete reale që të luftojë me Kosovën në të njëjtën kohë me Shqipërinë dhe me NATO-n.

Faktikisht nuk kemi ndonjë rrezik real nga Serbia. Ajo që në qendrimin tim do të ishte shumë e vlefshme do të ishte që dy ambasadorët të merren vesh mes vetes se cfarë po deklarojnë, të cilët janë diku 300 metra në largësi, njëri në Prishtinë, tjetri në Beograd, sepse njëri thotë që Serbia është shumë më afër Natos se Kosova dhe tjetri i përgjigjet që Kosova është hermetikisht e mbrojtur nga NATO. Kështu që dy ambasadorët amerikanë duhet të kishin deklarata të përbashkëta. Vuçiç këto i bën qëllimshëm, sepse Serbia nuk ka kapacitete reale që të luftojë me Kosovën në të njëjtën kohë me Shqipërinë dhe me NATO-n”, tha Gashi./abcnews.al