Shqipëria përjetoi këtë vit dimrin më të butë në 30 vitet e fundit, me shumë më pak ditë të acarta dhe reshje bore e shiu.
“Ku ishte dimri? A pati temperatura ekstreme, a pati ndonje zone qe u izolua nga bora, a pati permbytje, ne këte kendveshtrim tregon qe ky dimer me i padukshen, tregon qe klima ka ndryshuar dhe ka rreshqitje te dimrit”
Sipas të dhënave nga instituti i gjeoshkencave, vitet e fundit, temperatuirat jane rritur jo vetem gjate veres por dhe ne periudha te tjera te vitit. Temperaturat në territorin shqiptar në 7 vitet e fundit janë rritur me 1.9 gradë celcius.
“Kemi një ulje të vranësirave. Dhe për rrjehdojë temperatura e larta lidhen me nje rrezatim më të madh diellor.”
Të dhënat tregojnë se vitet e fundit kemi më pak ditë me reshje, por një intensitet më të lartë të tyre.
“Reshjet kane nje tendence renie me 12%, por e rendesishme eshte ndryshimi i karakterit te reshjeve. Bie ne sy nr e diteve, kemi nje numer ditesh me te pakta ne reshje dhe per rrjedhoje intensitet me te larta. Ne vitet e fundit reshjet e bores jane pakesuar si ne nr ditesh edhe ne shtrese bore.”
Sipas një analize të bërë nga IGJEO për situatën e zjarreve në 5 vitet e fundit, viti 2021 u regjistrua si viti me me shume vatra zharresh ne vendin tone.
“Vlora është qarku më shumë vatra. Kjo si pasoje e zonabe të medha medha pyjore dhe shkurre.”
Zjarrvenia mbetet shkaku kryesor i përhapjes së flakeve, ndersa ndezja si pasojë e temperaturave të larta ndodh shumë rrallë.