Policia e Tiranës, ka mundur që të zbardh rolin e Ilir Beqaraj, në atentatin e ndodhur pasditen e 15 marsit, ku mbeti I vrarë pranë banesës së tij Gentjan Bejtja.
Sipas hetimeve rezulton se Ilir Beqaraj i njohur ndryshe edhe me mbiermin Brahimi, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferi që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip Land Rover.
Me hapjen e kamerave te sigurisë, është rindërtuar edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte golfin 7 ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës. Makina golf 7 e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, I cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.
Më pas me 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh.
Pas sekuestrimit brenda automjetit policia ka gjetur edhe disa qese të zeza që përdoren për errësimin e xhamave.
Gjetja e automjeti shihet me shumë vlerë për hetuesit, ku mësohet se brenda saj janë marrë edhe profile ADN. Ndërkohë nga ekspertiza ka rezultuar se në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë.
Mes të tjerash AbcNeës, mëson se automjeti Land Rover me 4 autorët e dyshuar ka ardhur nga aksi rrugor që lidh Tiranën me zonën e Larushkës ndërsa pas atentatit është larguar drejt fshatit Hasan.
Për sa I përket motivit të vrasjes, hetimet janë shtrirë në konfliktet e vjetra të Gentjan Bejtajt, duke mos përjashtuar edhe mundësinë se vrasja mund të jetë porositur nga persona të tjerë e autorët të jenë paguar dhe jo të kenë pasur konflikte të drejtpërdrejta me vitkimën.