Kina dhe Rusia arrijnë marrëveshje me Houthi për lundrimin në Detin e Kuq

schedule14:51 - 21 Mars, 2024

schedule 14:51 - 21 Mars, 2024

Rebelët Houthi i kanë thënë Kinës dhe Rusisë se anijet e tyre mund të kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pa u sulmuar, raportoi sot Bloomberg.

Kina dhe Rusia arritën një marrëveshje pas bisedimeve midis diplomatëve të tyre në Oman dhe Mohammed Abdel Salam, një nga figurat kryesore politike të Houthis.

Në këmbim, të dy vendet do të ofrojnë mbështetje politike për Houthi në organe të tilla si Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Rebelët jemenas kanë nisur sulme kundër anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga mesi i nëntorit, rrugë detare me rëndësi të madhe për tregtinë botërore.

Houthi kanë deklaruar se kanë vënë në shënjestër anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe aleatët e tij, veçanërisht SHBA-në dhe Britaninë, në solidaritet për palestinezët në Rripin e Gazës, një enklavë që është bombarduar dhe rrethuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori.

/abcnews.al