Disa persona kanë mbetur të vrarë në Orinda, në Kaliforninë e Veriut, gjatë festës së Halloween. Mediat ndërkombëtare konfirmojnë lajmin duke shtuar se përveç katër viktimave ka dhe disa të plagosur. Por ende nuk ka shifra zyrtare.
Ndërkohë po mbrëmjen e Halloween një fëmijë 7 vjeç po mblidhte ëmbëlsira në zonën ku banonte, në shëtitjen tradicionale të festës, por çdo gjë përfundoi në tragjedi kur ajo u plagos rëndë nga një plumb qorr.
Ngjarja ndodhi në Çikago, në episodin e radhës së dhunës nga armët e zjarrit. Vogëlushja ishte e maskuar si bletë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Në Çikago të shtënat me armë zjarri dhe dhuna e lidhur me armët tashmë janë një plagë e vërtetë për qytetin. /ABC News Albania 24/7