Rusia burgos një grua që shkroi ‘jo luftës’ në fletën e votimit

schedule17:17 - 20 Mars, 2024

schedule 17:17 - 20 Mars, 2024

Një gjykatë ruse dënoi të mërkurën një grua në Shën Petersburg me tetë ditë burg për shkrimin ‘jo luftës’ në një fletë votimi gjatë zgjedhjeve presidenciale të vendit në shenjë proteste ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë, raporton AFP.

Votimi tre-ditor gjatë fundjavës bëri që Putini të garonte për një mandat të pestë të Kremlinit , i cili do t’i zgjasë sundimin e tij të paktën deri në vitin 2030.

Sipas AFP, gjykata e qarkut Dzerzhinsky të Shën Petersburgut tha se urdhëroi Alexandra Chiryatyeva të burgoset me tetë ditë dhe të gjobitet me 40,000 rubla (399 dollarë ).

Gjykata tha se ajo ishte fajtore për huliganizëm dhe “diskreditim të forcave të armatosura ruse”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!