Kryeministri britanik, Rishi Sunak apeloi për veprime urgjente për të shmangur urinë në Gaza. Sunak shtoi se qeveria britanike do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve.
Sunak pranoi se operacioni ushtarak izraelit në enklavë kishte shkaktuar shumë viktima civile, duke nënvizuar se Mbretëria e Bashkuar dëshiron që Izraeli “t’i kushtojë më shumë vëmendje kufizimit të operacioneve të tij në objektiva ushtarakë”.
Këto komente, kreu i qeverisë britanike ia ka bërë me dije në mënyrë të përsëritur kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu./abcnews.al