Donald Trump i përshkroi kërcënimet e tij të fundit ndaj vendeve të tjera anëtare të NATO-s si një “mënyrë negocimi” gjatë një transmetimi televiziv të martën.
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president në nëntor shkaktoi panik në Europë kur kërcënoi në shkurt se nuk do të garantonte më mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s kundër Rusisë, nëse ato nuk paguanin detyrimet e tua.
Deklaratat e tij u kritikuan ashpër nga liderët e vendeve europiane dhe kundërshtari i tij demokrat, presidenti aktual Joe Biden.
“Është një mënyrë negocimi”, tha ai.
Trump, i cili do të përballet sërish me Joe Biden më 5 nëntor, ka akuzuar shpesh aleatët e SHBA-së në NATO se nuk i përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.
“Mos harroni se kjo është më e rëndësishme për ata sesa për ne, ne kemi një oqean që na ndan nga disa probleme”, theksoi ai.
/abcnews.al