I hodhi vaj të nxehtë në kokë gruas, dënohet me 13 vite burg burri në Francë

schedule18:20 - 19 Mars, 2024

schedule 18:20 - 19 Mars, 2024

Një shtetas boshnjak 45-vjeçar, i cili i hodhi vaj të nxehtë në kokë gruas së tij, duke i shkaktuar asaj djegie shumë të rënda, është dënuar me 13 vjet burg në Francë për kryerjen e torturës.

Gjyqi, i cili u mbajt të hënën në gjykatën e Colmar, kishte të bënte me ngjarjet që ndodhën më 21 korrik 2020 në banesën e këtij çifti boshnjak në Mulhouse.

Gruaja akuzoi tashmë ish-bashkëshortin se i kishte hedhur një tenxhere me vaj të nxehtë në kokë. Ajo duhej të dërgohej me helikopter në një qendër të specializuar djegieje, ku qëndroi për 25 ditë. Si pasojë, asaj iu desh t’i vendosnin transplante lëkure dhe të ndërroheshin fashat nën anestezi për të shmangur dhimbjen torturuese.

Para gjykatës ajo shpjegoi se në prag të sulmit i kërkoi partnerit të saj të largohej nga shtëpia.

Sipas prokurores Karin Gref, burri donte të ndëshkonte gruan e tij, duke përdorur një teknikë “mesjetare”: “Ai donte të vriste gruan, jo nënën, duke i hequr fuqinë e joshjes“./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!