Një çift anglez në mes të rinovimit të shtëpisë së tyre bëri një zbulim befasues pas oxhakut: një grumbull letrash që datojnë gati 100 vjet më parë.
Laura dhe Jason Lamonby-Parker thanë se kanë rinovuar shtëpinë e tyre në Widnes, Cheshire, që kur blenë shtëpinë 100-vjeçare në mars 2023, dhe ata u befasuan kur gjetën disa letra të vjetra kur rregulluan oxhakun e dhomës së ndenjes.
Çifti tha se letrat e ruajtura mirë datojnë nga 1934, 1935, 1936 dhe 1937 dhe i drejtoheshin zonjës Rhoda Taylor.
Çifti ka kontaktuar me pronarët e mëparshëm të shtëpisë, por nuk kanë pasur asnjë informacion për askënd me atë emër.
Lamonby-Parkers thanë se shpresojnë t’i kthejnë letrat një të afërmi nëse mund të gjejnë më shumë informacion rreth identitetit të Taylor./abcnews.al