“Franca ka nisur përgatitjet”, ish oficeri: Macron nuk mund të dërgojë ushtarë francezë në Ukrainë, ka urdhëruar krijimin e një brigade

schedule21:42 - 18 Mars, 2024

schedule 21:42 - 18 Mars, 2024

Ish oficeri Dritan Goxhaj thotë se Franca ka nisur përgatitje, në rast përshkallëzimi të tensioneve me Rusinë, ku dy presidentët, Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin kanë pasur deklarata në distancë.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se Macron nuk mund të dërgojë ushtarë francezë në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti francez ka urdhëruar krijimin e një bigade, prej 1500 personash, të huaj.

“Deklaratat janë pak agresive. Qoftë rusët, qoftë pjesa tjetër e Evropës, asnjëra palë nuk do të shkonte te lufta bërthamore, për arsye se askush nuk do të dilte i fituar, të gjithë do të dilnim të humbur. Por mund të shkojmë drejt një konflikti konvencial, si ai që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë, pak më të zgjeruar, që do të përfshinte vendet e Evropës Lindore. Aktualisht, Franca e ka nisur një përgatitje. Më 27 shkurt, presidenti francez ka lëshuar një urdhër për Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë franceze, për krijimin e një brigade prej 1500 vetave, të legjionit të huaj francezë. Macron nuk mund të çojë në Ukrainë asnjë ushtar francez. Më 27 shkurt ka urdhëruar Shtabin e Përgjithshëm. Legjioni i huaj francez varet nga Shtabi i Përgjithshëm. Për të çuar qytetarë francezë në Ukrainë, i duhet leja e parlamentit. Ka urdhëruar krijimin e kësaj brigade. Ka filluar stërvitja. Stërvitja do të mbarojë nga fundi i prillit dhe mesi i majit. Aktualisht, Franca ka ushtrinë më të fortë në Evropë.

Ndërsa ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enika Abazi deklaroi se: “Në mediat franceze nuk është lakuar përgatitja e legjonit të huaj. Ushtria franceze është e kompletuar në të gjitha aspektet dhe nevojat që duhen për të realizuar një lufte të caktuar, i vetmi problem që nuk është i përgatitur për një luftë me intensitet të lartë. Vendet perëndimore nuk po arrijnë të përballen me furnizimet e Rusisë. Vetëm një milion predha kanë marrë nga Koreja e Veriut. Ky pozicion i Macronit, nuk është i ri. Që prej shumë kohësh ka hedhur idenë e krijimit të një Evrope të pavarur strategjikisht, duke mbajtur aleancat me SHBA. Pavarësisht se kemi përshkallëzim të retorikës, në kuadër të përgjithshëm, është e vështirë të thuash që Franca do të dërgojë trupa në Ukrainë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!