Një 42 vjeçare është arrestuar nga policia e Krujës për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Leta Koçi dyshohet se ka lindur foshnjen në banesën e saj në Tapizë, duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al