Presidenti Vladimir Putin thotë se fitorja e tij në zgjedhje do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive.
Duke folur në selinë e tij të fushatës, Putin thotë: “Ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse”.
Ai gjithashtu falënderon qytetarët që erdhën në qendrat e votimit dhe shpreh “mirënjohje të veçantë për luftëtarët tanë në vijën e kontaktit”, duke iu referuar vijës së parë të luftës në Ukrainë.
Një numër i madh i rusëve, të cilët nuk duan që Putini të vazhdojë të jetë në pushtet, shkuan te qendrat e votimit në të njëjtën kohë në mesditë, disa prej të cilëve edhe ndërmorën hapa për t’i prishur fletëvotimet e tyre.
Dhjetëra njerëz janë arrestuar në gjithë vendin gjatë votimit që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Rusia pretendoi se Ukraina, të cilën e akuzoi se kreu një valë sulmesh ajrore që arritën deri në Moskë, u përpoq ta pengojë procesin zgjedhor.
/abcnews.al/